close
Vendi

TETOVË: PROTESTOJNË PUNËTORËT E ‘NPK TETOVA’

download

Rreth 300 punëtorëve të NPK Tetova nuk u janë paguar kontributet shëndetësore që nga fillimi I pandemisë me Covid 19 tash e shtatë muaj më parë. Mëngjesin e sotëm rreth 60 punëtorët e turnit të parë, nuk dolën për ti marë mbeturinat sic do herë, por protestuan që tju paguhen kontributet e merituara.

Mbi 60 punëtorë të ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova” sot nuk dolën që të kryejnë obligimin e tyre, marjen e mbeturinve dhe pastrimin e qytetit. Arsye për këtë ishte mos pagesa e kontributeve shëndetësore për diçka më shumë se shtatë muaj. Sic thonë, janë me sëmundje të ndryshme kronike dhe me barëra, prandaj mospagesa e contribute po I dëmton akoma më shumë ekonomikisht.

Kjo protestë është përkrahur edhe nga drejtori I kësaj ndërrmarje Xhelal Ceka. Ai thotë se në këtë mënyrë mundohen të bëjnë presion deri te Qeveria, e cila siç thotë në pakot ekonomike për ndihme nga Covid 19 nuk përfshiu këto ndërrmarje, por edhe te qytetarët të cilën nga fillimi I pandemisë po I anashkalojnë pagesat e faturave

Ceka kërkon zgjidhje urgjente nga institucionet që punëtorëve tu paguhen rrogat dhe kontributet./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia