close
Vendi

TETOVË: QYTETARËT FLASIN PËR ZGJEDHJET NË KOSOVË

C8DD9523-7A71-4B8B-AD6C-A5A8225FC91E

RATKOCERI: PARTITË DUHET TË PRANOJNË QË KEMI KUFIJ POLITIK 


Meqenëse jemi në prag të 14 Shkurtit – Zgjedhjeve tw jashtwzakonshme parlamentare në Kosovë, Klan Maqedoni ka bërë njw anketw me qytetarët e Tetovës. Në qoftë se do të ishin votues në Kosovë, për cilën parti do të votonin?

“Sigurisht Vetëvendosjen. Sepse është parti e re, është parti optimiste dhe ka program më të mirë se të tjerat , të tjerat gati disa vite edhe nuk kanë bërë asgjë”

“Ramush Haradinaj , atë e kisha votu, se ka qenë edhe luftëtar por edhe I drejtë. Nuk ja frikë syri edhe në Hagë që ka qenë tri herë”

 “Albinin edhe atë vajzën Osmani, sepse janë më të mirë , janë më të ri nuk janë hajdutë. Albini tash është numër një, kurse Vjosa Osmani numër dy”

“Vetëvendosjen me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Albini është shpresë adhe qëndresa e Shqiptarëve I cili për 20 vjet e ka treguar vendosmërinë e tij dhe pikërisht ajo e bën të jëtë shpresa e shqiptarëve”

Në zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare në vendin tonë, ishte vërrejtur mbështetja e Vetëvendosjes për opozitën shqiptare, ndërkohë që e njëjta mbështetje për Albin Kurtin u manifestua në fushatën e këtyre zgjedhjeve në Kosovë, kur krerët e opozitës shqiptare, Sela e Gashi ishin në një aktivitet parazgjedhor në Prizren. Sipas gazetarit, Arben Ratkoceri, ky interferim I anasjelltë nuk do të sillte ndonjë produktivitet në zgjedhje.

ARBEN RATKOCERI- GAZETAR/ANALIST

Janë shumë elemente që qytetarët e Maqedonisë t`i ndjejnë këto zgjedhje sikur të ndodhnin  në Maqedoni, dmth kjo është  dicka pozitive negative do ta kisha quajtur interferimin e partive politike, qoftë nga Maqedonia atje apo Kosova këtu , sepse ne duhet të behemi të sinqertë megjithatë duhet ta pranojmë realitetin se kemi kufij politik dhe qytetarët e Kosovës vetë duhet ta zgjedhin qeverinë që e duan, të një njëjtën gjë mua nuk me pëlqen kur bëjnë edhe do  zyrtarë politik këtu në Maqedoni.

Nga Prizreni, kreu I Vetëvendosjes, Albin Kurti ju bëri thirrje qytetarëve që kanë shtetësi të dyfishtë, atë të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, që më 14 Shkurt ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës dhe të votojnë, sic tha ai, për të sjellë ndryshimin në Kosovë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia