close
Top LajmeVendi

TETOVË: RIEMËRIMET E SHKOLLAVE TË MESME

Screenshot_7

Besa me iniciativë, këshilli komunal do t`i shqyrtojë propozimet


Lëvizja Besa – dega Tetovë me anë të një conference për shtyp informoi se kanë ngritur iniciativë për ndryshimin e emrave të shkollave të Mesme në Tetovë dhe zëvendësimin e tyre me emrat e veprimtarëve shqiptarë. Lidhur me këtë iniciativë, nga Këshilli i komunës së Tetovës theksojnë se do të shqyrtojnë propozimet e Lëvizjes Besa dhe do të gjejnë bashkërisht një gjuhë të përbashkët.

Lëvizja Besa – dega Tetovë, ka marrë iniciativë për riemërimin e shkollave të mesme të qytetit të Tetovës, dhe për të njëjtat nga kjo Lëvizje, kanë propozuar emra të veprimtarëve të njohur shqiptarë si: Gjon Buzuku, Hasan Tahsini, Rexhep Voka, Ferid Murat etj. Në presskonferencën e kësaj partie u theksua se këtë iniciativë do ta ngrejnë edhe në Këshillin komunal, dhe se do t’i përdorin të gjitha mekanizmat ligjore, përfshirë edhe referendumin komunal në rast se do të hasin në obstruksione.

Kryetari i Këshillit komunal të komunës së Tetovës, Bekim Memeti, deklaron se gjithsesi se do të ulen dhe do t’i shqyrtojnë propozimet e Lëvizjes BESA dhe do të mundohen të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Ndryshe, edhe më herët ka pasur iniciativa të tilla për ndryshimet e emrave të shkollave, nga ana e Këshillave të Shkollave të Mesme, prindërit dhe nxënësit, por të njëjtat deri më tani nuk kanë dhënë rezultate. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia