close
Top LajmeVendi

TETOVË: (RI)VOTOHET THEMELIMI I NP PËR TRANSPORT

Screenshot_1

Mes debatesh vendimi mbështetet nga shumica


Dy pikat e rendit të ditës të cilat shkaktuan diskutim në mbledhjen e sotme të Këshillit Komunal ishin propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit te komunës së Tetovës për vitin 2019 dhe vendimi për themelimin e ndërmarrjes publike për transport që në mes diskutimesh u mbështet nga shumica e këshillarëve si nevojë e domosdoshme e qytetit.

Këshilltarët e opozitës kundërshtuan propozim vendimin për ribalancin e buxhetit komunal, për shkak se, sipas tyre nuk ka mjete të destinuara, për problemet kyçe të qytetit.

Nuk kishte te ndajtura mjete për problem kyçe që ka qyteti, por më shumë për transfere dhe donacione.” – tha Besar Durmishi, Lëvizja Besa.

Jehonë më të madhe pati diskutimi mbi propozim-vendimin për themelimin e Ndërmarrjes Publike për Transport Publik.

“Kjo ndërmarrje është themeluar edhe në vitin 2014 edhe në vitin 2016 , ka themeluar keshill dhe organe por nuk funksionon edhe tash ne vitin 2019 themelohet në letër por realisht nuk funksionon, ne realtitet kemi mungesën e autobusëve.” –shprehet Besar Durmishi, Lëvizja Besa.

Por, drejtori i kësaj ndërmarrje thotë që nuk bëhët fjalë për dy ndërmarrje por që vendimi për themelimin e ndërmarrjes  I miratuar nga keshilli komunal në vitin 2014 është I pa vlefshëm si rezultat I mos respektimit te afateve kohore për regjistrim të se njejtes.

“Në atë periudhe nuk është paraparë afati i caktuar me ligj i cili thotë se pas votimit të aktit të themelimit duhet te kalojnë se paku 30 dite nga afati i paraparë me aktin për themelim. Në atë kohë ato dokumente nuk janë adresuar deri te regjsitri qëndror që ndermarrja të regjistrohet si subjekt juridik i pavarur dhe me automatizëm ato dokumente jane të pavlerë dhe shfaqet nevoja qe të ripërsëriten dhe të votohen edhe njëhërë.”-vlerëson Fejsal Beadini, Drejtor i “Tetova Transport”- Tetovë.

Këshilltarët komunal me 29 vota “pro” dhe asnjë “kundër” miratuan edhe njëherë themelimin e ndërmarrjes për transport publik. /Artina Zeqiri/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia