close
Vendi

TETOVË: RRITET NUMRI I TERMINEVE PËR VAKSINIM

C1C0E6B4-3E35-4754-B46B-11814329D447

TË GJITHË TË PARAQITURIT DO TË VAKSINOHEN BRENDA DY JAVËVE


Pas arritjes së 500 mijë dozave të vaksinave Sinovak  rifilloi me punë Qendra Rajonale për Vaksinim në Tetovë. Në këtë qendër nga dita e shtunë  numri i termineve për vaksinim është shtuar dukshëm edhe atë duke i tejkaluar kapacitetet fillestare të këtije punkti. Në fillim në këtë qendër mbrenda ditës janë vaksinuar 1500 qytetarë tani kjo shifër ka arritur 1700.

Nga dita e shtunë ka filluar që intenzivisht të shtohet numri I termineve për vaksinim në Tetovë ku e njëjta ka tejkaluar edhe kapacitetet fillestare të këtije punkti nga 1500 termine tashmë ka 1700 të tillë brenda ditës, duke bërë që cikli I vaksnimit masiv në  Qendrën Rajonale për Vaksinim në Tetovë  të rifilloj pas arritjes së 500 mijë dozave Sinovak.

AHMED QAZIMI- KORDINATOR I QENDRËS RAJONALE PËR VAKSINIM, TETOVË

Me ardhjen e vaksninave është rritur numri I termineve dmth sot është numri record 1700 termine nuk ka pasur asnjëhëere  edhe gjatë ditëve nqë vijim numri është I këtij niveli. Planifikojmë që për tre javë të përfundoj vaksinimi I të gjithë atyre që janë paraqitur nga Tetova dhe rajoni I Pollogut për tu vaksinuar dhe me këtë të përmbyllim vaksinimin masiv në qytetin tonë.

Ndërkaq jashtë punktit nuk mungonin as vonesat për vaksinim ; Edhe pse ca qytetarë kishin ardhur në kohë për tu vaksinuar , të njëjtit ishin të detyruar që të presin.I pyetur për organizimin e rendit, Qazimi deklaron se numri I termineve është rritur dukshëm dhe se organet e rendit janë në vëazhgim të vazhdueshëm të situatës.

AHMED QAZIMI- KORDINATOR I QENDRËS RAJONALE PËR VAKSINIM, TETOVË

Ruajtësit e rendit  nga policia dhe ushtria poashtu janë të pranishëm cdo gjë në aspekt organizativ rrjedh si është e paraparë , problem është se qytetarët vijnë ose para ose pas kohe sikurse vinë me përcjellje prej një ose dy shoqëruesve dhe kështu krijohet mbledhje më shumë jashtë punktit dhe bëhet vonëse dhe pritje.

Deri në fund të kësaj jave punkti për vaksinim në Tetovë është I furnizuar sic thonë me doza të mjaftueshme të vaksinës Fajzer ndërkaq nga java tjetër priten të arrijnë edhe 4000 vaksina Sinovak. Autoritetet bëjënë thirrje tek qytetarët që të paraqiten për vaksinim në web portalin vaksinacija.mk për të siguruar vaksinën e tyre. Brenda dy javëve pritet që numri I të vaksinuarve në Qendrën Rajonale për Vaksinim ne Tetovë të arrijë 30 mijë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia