close
VendiVideo

TETOVË: RRUGA E OMBRELLAVE – TRADITA E NJË RISIE

ombr

Nga 18 Koriku deri me 20 korik, rruga më e frekuentuar e Tetovës do të jetë e mbuluar me ombrellat shumë ngjyrëshe të cilat I kan sjellur një freski tjetër qytetit të Tetovës. Njëkohësisht publiku do të argëtohet me muzikë të të gjitha zhanreve. Një diçka e re si rruga e ombrellave  është duke u bërë traditë në qytetin tonë, e cila vjen çdo vit në kuadër të Verës Kulturore Tetovare.

Hapjen e këtyre mbrëmjeve që do zgjasin tre ditë e bëri Dj Nik nga Tetova, si dhe grupi i mirënjohur nga Kosova Baboo Darabuka.

Ritheksojmë se në vazhdën e këtyre aktiviteteve, publiku tetovar do ketë mundësi të ndjek këngëtarë dhe grupe të njohura nga hapësira mbarëshqipëtare si: Minatori, Elita5, Jericho, si dhe qershia mbi tortë do të jetë Alban Skenderaj, i  cili do ta mbyllë këtë aktivitetet tradicional të Tetovës. /L. Aliu/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia