close
VendiVideo

TETOVË: SEMINAR “FEMRAT DHE MEDIAT”

no thumb

Aleanca franceze me mbështetje të ambasadës franceze dhe në bashkëpunim me USHT-në, në kuadër të një cikli konferencash të organizuara me qëllim që të bëhet sjellja e eksperiencave të profesorve francezë në Maqedoni, u organizua një seminar ku u fol në lidhje me femrat dhe mediat, më saktësisht me trajtimin e tyre në media.

Drejtoresha e programit ndërkombëtarë dhe online në shkollën e parë të gazetarisë në Botë, Cecile Vrain( Sesil Vrë), mendon se për të luftuar parabarazinë e përfaqësimit të femrave në media, duhet që në shkollat e gazetarisë, profesorët të ndikojnë në ngritjen e vetëdijes sa i përket këtij fenomeni.

 “Që në shkollat e gazetarisë duhet që profesorët të ndikojnë te studentët që të krijojnë mentalitetin e tyre i cili nuk do t’i pranojë diskriminimet mbi bazë gjinore në media. Femrat vetë mund ta nisin këtë përpjekje duke ngritur vetdijen e tyre sepse shpeshherë ata vetë nuk e kuptojnë se janë viktima të këtij fenomeni, ata duhet të luftojnë si për pozitën e tyre ashtu edhe për pozitën e grave që ato i nxjerrin në media” –  deklaron Cecile Vrain, Instituti Superior i Gazetarisë.

Ambasadorja e Francës në Maqedoni, Laurence Oer, ndryshe nga profesoresha Cecile Vrain, mendon se sfida kryesore e mospërfaqësimit të grave të Maqedonisë në nivel të duhur, është se vajzat e reja ndjekin modelin e vjetër të gruas në shoqëri.

 “Këtu në Maqedoni me të vërtetë po habitem, ngaqë ka shumë gra me edukim shumë të mirë, profesoresha e shumë gazetare, kështuqë jam shumë e impresionuar dhe ndjej se kjo është shumë e rëndësishme për ta ndërtuar imazhin e shtetit. Kemi shumë student talent që janë të ndikuar nga familjet e tyre  dhe martohen, krijojnë familje. Për mua kjo është sfida kryesore e vendit në lidhje me luftën e përfaqësimit të femrave në media. Ndryshimi social edhe kapaciteti i një shteti është të pranojë vajzat e reja të jenë ndryshe nga kur kanë qenë nënat e tyre në moshë të re”  – thotë Laurence Auer –  Ambasadore e Francës në Maqedoni.

Nga aleanca Franceze, e cila ishte organiztore e këtij programi, Julie Chamberland foli mbi qëllimin dhe rëndësinë e këtij seminari.

“Ngjarja e sotme ka për qëllim ndryshimin e mentalitetit,  hapjen e mendjes në njëfarë mënyre, qëllimi është që të hapim diskutimin në Maqedoni dhe të ngremë vetdijen në lidhje me femrat dhe mediat, me trajtimin e e tyre në media me punën dhe angazhimin e femrave në media, e të ngjashme” – shprehet Julie Chamberland – Drejtore e Aleances Franceze nëTetovë.

Në publikimin e Bankës Botërore  ku është bërë regjistrimi i nivelit të përfaqësimit të femrave nëpër institucionet e vendit, nga viti 2007-2010 Maqedonia është ranguar e dyta në rajon me 32.5% . /V. A./

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia