close
Vendi

TETOVË: SHKOLLAT PROFESIONALE – MBI 800 VENDE TË LIRA PËR NXËNËSIT

DDB4A2ED-19C0-42BD-9BAD-86C769310BDC

REGJISTRIMI DO TË VAZHDOJË DERI NË FILLIM TË SHTATORIT


Nga 2093 semimaturantë të cilët kanë përfunduar shkollimin fillor, në Komunën e Tetovës, shkollat profesionale kanë kapacitet për të regjistruar rreth 1.245 nxënës. Në këto shkolla, për regjistrimin që do të vazhdojë deri në fillim të Shtatorit, ka mbi 800 vende të lira.

Pas përfundimit të tre afateve për regjistrim evidentohet një numër I madh I vendve të lira në drejtime të caktuara profesionale në shkollat e mesme në Tetovë. Drejtorët e shkollave thonë që pandemia ka bërë që shumica të evitojnë takimet fizike apo regjistrimet megjithatë nuk mohojnë as faktin e bindjeve ekzistojnë tek qytetarët për shkollat tekstile dhe bujqësore në Tetovë.

SEVDIJE MUSTAFAI- DREJTORE SHMK “GJOCE STOJCEVSKI” TETOVË

Këtë vit është pak problem, krejt ndryshe nga vitet tjera për shkak të pandemisë , ka ndikuar mjaft tek nxënësit, 06.23- Ne kemi pas një rrjedhim pak më të ulët të nxënsve përdallim nga vjet që mendoj se deri në fillim të vitit shkollor do të plotësohen të gjitha vendet e lira. Deri tani janë paraqitur 116 nxënës dhe kemi edhe 190 të lira.

Ndërkaq zëvëndës drejtoresha Hamiti shprehet optimiste që deri në fillimin e vitit shkollor do të përmubshet objektivi ti tyre sa I përket regjistrimeve në shkollën e mesme bujqësore “ Mosha Pijade”.

AFËRDITA HAMITI-ZV/DREJTORE SHMK “MOSHA PIJADE” TETOVË

Në paraqitjen e parë të ytë dhe të trete numri I nxënësve që janë regjistruar 91 në gjuhën maqedone dhe 122 por tani dhe tre nxënës kanë ardhur sot dmth numri do të vazhdoj të rritet dhe shpresoj do të arrijmë të regjistrojmë të nxënësit në drejtimet që janë në shkollën tonë.

Drejtorët e shkollave bëjnë thirrje që nxënësit të mos ndikohen nga paragjykimet e krijuara për këto shkolla por të përcaktohen ne profile të ndryshme profesionale ku edhe garantohet punësim si rezultat I nevojës në tregun e punës.

AFËRDITA HAMITI-ZV/DREJTORE SHMK “MOSHA PIJADE” TETOVË

20 vite profesoreshë dhe katër vite në menaxhmentin e shkollës barten ato tabu mendime, shkolla buqësore nuk është e sigurtë , por është shkollë e priviligjuar, kemi nxënës që gjimnazin e kanë përfundu dhe marrin diplomë nga shkolla jonë sepse do ju duhet për punësim.

Mustafai deklaron që tashmë kushtet shkollore dhe ato për tregun e punës janë shumë më të volitshme për nxënësit.

SEVDIJE MUSTAFAI- DREJTORE SHMK “GJOCE STOJCEVSKI” TETOVË

Arsyeja është bindja e popullatës nga më herët që të orientohen në gjimnaz përdallim nga drejtimet që I kemi tek ne, flas për më hërët kushtet kanë qenë më të vëshitra përdallim nga tani që për cdo drejtim kemi laboratorë.

Nga 2093 semimaturantë të cilët kanë mbaruar shkollimin fillor, në Komunën e Tetovës, shkollat profesionale tekstile dhe bujqësore kanë kapacitet për të regjistruar rreth 1.245 nxënës. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia