close
Ekonomi

TETOVË: SHKURTIMI I FINANCAVE EUROPIANE GODET OJQ-të

fc5d032b-7859-4673-b8c1-826f5c50d6b0-620×330

Paralajmërimi për shkurtimin e fondeve të IPA-s nga Bashkimi Europian, nuk është mirëpritur nga OJQ-të. Në takimin që u realizua gjatë ditës së sotme  me sektorin e biznesit, OJQ-të thanë se vëhet në rrezik funksionimi i tyre

Organizatat jo-qeveritare në vend pas paralajmërimit për reduktimin e  financave nga BE shprehen të shqetësuara pasi, thonë ato, pa mbështetjen nga jashtë vështirësohet funksionimi i tyre. Sipas Taxhedin Selimit nga OJQ MIlenium kjo gjendje nuk duhet të zgjas shumë pasi 90 % e OJQ – ve financohen nga BE-ja.

Nga OEMVP thonë se kanë për qëllim lidhjen e sektorit të biznesit me OJQ –të për tërheqjen e fondeve nga biznesi vendor.

Ndërkaq, sipas Ilir Idrizit nga Fondacioni Albis ky organizim synon  ngritjen e  kapaciteteve të OJQ-ve që të  zhvillohen projekte dhe aktivitete në të mirë të shoqërisë.

Takimi u realizua  në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, i cili implementohet nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore në partneritet me Fondacionin Albiz. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian. /Xh. I. /

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia