close
Vendi

TETOVË: SITUATA ME COVID-19 DREJT STABILIZIMIT

A07C893E-C26F-47BB-832B-E5C86EADF650

LAJM I MIRË – NUK SHËNOHET ASNJË VIKTIMË, 84 TË HOSPITALIZUAR


Situata me Covid 19 në qytetin e Tetovës po shkon drejtë stabilizimit, marrë parasyshë shifrat e fundit, kanë bërë të ditur nga Spitali Klinik I Tetovës. Pas javëve të tërra, sot nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Pas javëve ku qytetati i Tetovës ishte kryefjalë për sa i përket situatës së rënduar me Covid 19, sot nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërkaq numri i të hospitalizuar është 84. Megjithatë, mjekët vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes maksimal si dhe qytetarët të zgjedhin vaksinimin si formën më të mirë për t`u mbrojtur nga ky virus.

MIRANDA PAJAZITI – MJEKE

“Sot kemi një lajm shumë të mirë pasi që pas tre javëve sot është zero numri I viktimave në Tetovë. Kemi pasur numër të madh të kontrolleve gjatë natës, 143 kontrolle, mirëpo edhe vetëdija e njerëzve është rritur, vijnë në fazën e hershme. Prandaj bëjmë apel për vaksinim. Vetëm vaksinimi është mbrojtja e vetme nga kjo pandemi.”

Ndërkohë, vazhdon të jetë në rritje numri i qytetarëve të interesuar për të marrë doza të vaksinës. Tashmë janë hapur disa pika vaksinimi por edhe rivaksinimi, që kanë ndikur që shkalla e imunizimit në Rajonin e Tetovës të jetë afër 40%. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia