close
Vendi

TETOVË: S`KA PACIENTË TË INFEKTUAR ME VIRUSIN BRITANIK

dr

VAKSINOHEN 53 PUNONJËS SHËNDETËSOR NË SPITALIN E TETOVËS


Vijon vaksinimi I mantelbardhëve si zonë e kuqe në kuadër të Planit Nacional për Vaksinim kundër COVID-19. Deri më tani sic njoftojnë nga autoritetet shëndëtësorë në nivel vendi 1,155 punonjës shëndetësorë kanë pranuar vaksinën .

Grupi I parë prej 53 punonjësve shëndetësor nga Spitali Klinik I Tetovës, të shtunën kanë mnarrë dozën e parë të vaksinës anti-covid. Sipas planit kombëtar për imunizim të parët janë injektuar ata që jën në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët me COVID-19. Megjithatë, një pjesë e vogël e personelit mjekësor, kanë refuzuar të vaksinohen, për shkak se janë skeptikë ndaj vaksinës,

GZIM NUREDINI- MJEK, SPITALI I TETOVËS

Prej ditës së Shtunë filluam ne, kemi rreth 53 të punësuar që janë vaksinuar, ka edhe disa që I shmangen vaksinimit si skeptik por edhe ato do të vaksinohen.

-Doktor juve a jeni vaksinuar?

Po, të Shtunë pas tre jave e marim dhe dozën e dytë.

Në Tetovë ende nuk është identifikuar ndonjë pacient me mutacionin britanik të COVID-19 deklaron Nuredini. Sipas tij, ky virus është më kontaminues dhe zakonisht paraqitet me simptoma gastrointensinale si diarre dhe të vjella.

GZIM NUREDINI- MJEK, SPITALI I TETOVËS

Nëse ka ndonjë lloj të ri sigurisht se biologët molekularë që janë në Shkup , menjëhërë na informojnë por deri tani nuk ka ndonjë informatë se ka një lloj të ri .

Ndryshe, deri më tani përmes ueb-faqes “Vaksinimi.mk” mbi 60 mijë janë paraqitur për t`u vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa përmes mjekut amë, janë paraqitur edhe rreth 30 mijë të tjerë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia