close
Vendi

TETOVË: STARTON VERA KULTURORE

Vera-e-kultures

Edicioni i katërt i festivalit “Vera e Kulturës Tetovare 2016”, në kuadër të së cilit do të shfaqet një ofertë e pasur artistike dhe kulturore, aktivitetin e tij e filloi mbrëmë e për ta vazhduar deri më datën 25 korrik.

Koncerte klasike dhe korale, teatër në rrugë, projeksione filmi, aktivitete sportive, rruga e ombrellave si dhe koncerte të artistëve muzikore janë vetëm një pjesë e përzgjedhjes artistike, të cilën do të mund t’i shijoni në kuadër të këtij festivali.

Hapja e festivalit “Vera e Kulturës Tetovare 2016”, u bë mbrëmë  20:00, para Pallatit të Kulturës në Tetovë, me koncertin Koral të Ansamblit vokal SIMBIOZA nga Shkupi, talentët e rinj tetovarë si dhe Kori i grave MENDADA nga Tetova. Ditët në vijim aktivitete të ndryshme do të vërshojnë rrugët dhe rrugicat e qytetit përmes këngës, pikturës dhe aktiviteteve të ndryshme që paraqesin formë modern të shprehjes së lirë artistike.

Sonte do të prezantohet Kinemaja në Rrota dhe program i pasur për fëmijë në rrugën pas Qendrës për Kulturë, për të vazhduar më tej me datat 13, 14 dhe 15 korrik me aktivitetin Ditët e Filmit spanjoll, aktivitet ky i cili realizohet në partneritet me Ambasadën spanjolle në Republikën e Maqedonisë.

Më 16 korrik do të publiku tetovar dhe jo vetëm, do të mirëpres tingujt e muzikës qytetare në Çaj Bahçen e Tetovës, kurse 17 korriku në Sheshin Iliria do të shfaqet spektakli sportiv në boks, me ç’rast do të mbrohen dy tituj kampional në konkurrencën GBA (German Bxing Association).
Datat 18, 19 dhe 20 korrik do të vijnë të rinjtë me performancën e Rrugës së Ombrellave, ku do të prezantohen Baboo Darabuka, Jericho, Offchestra Band si dhe shumë grupe muzikore dhe Dj nga Tetova.
Krejt për fund, në datat 21 deri më 25 korrik, ‘Vera e Kulturës Tetovare’, do të ngris skenën e saj në Sheshin Iliria. Aty do të vijnë emra të njohur të muzikës shqiptare si: grupi Minatori, Elita 5 dhe Alban Skenderaj. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia