close
sela-zaev-620×330

U bisedua për parimet e formimit të qeverisë


 

Kreu i LSDM-së, njëherazi personi i mandatuar me krijimin e qeverisë së re maqedonase, Zoran Zaev vazhdoi sot bisedimet me partitë politike, të cilat me firmat e tyre u bënë pjesë e shumicës parlamentare. Zaevi sot i filloi negociatat me Aleancën për Shqiptarët.

Bisedimet vijojnë me të gjitha partitë politike. Unë shpresoj se do t’i rrumbullaksojë parimet kryesore për atë që është interes për qytetarët e Maqedonisë dhe më vjen mirë që gjërat shkojnë në drejtim pozitiv – ka theksuar lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit me liderin e LR-PDSH-së Ziadin Sela që u mbajt në Tetovë në selinë e kësaj partie.

Besoj se sot, nesër do të fillojmë të bisedojmë dicka edhe për resorët dhe emrat, që nëpërmjet jush të mundemi ti informojmë qytetarët. Jam i kënaqur se si zhvillohen punët dhe më vjen mirë që z. Sela është më mirë, që të mund të huyjmë në bisedime me Aleancën për Shqiptarët, kështu që për gjithcka të re do t’ju informojmë.

Në pyetjen se kur duhet të presim qeverinë e re, Zaevi deklaroi se do të dëshironte që kjo nesër të bëhet.

“Bëjmë përpjekje, nëse jo për dicka tjetër, për Brukselin, por besoj se mmë me rëndësi është kualiteti dhe ajo që është në interes të qytetarëve, që të mundemi propozimin ta dorëzojmë në Kuvendin e Maqedonisë.

Deri në fund të javës duhet të dihen resorët që do t’i marrin partitë dhe emrat që do të udhëheqin me ministritë. Tani për tani është e sigurt se qeverinë e re do ta përbëjnë LSDM-ja, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët. Lëvizja Besa ende nuk ka marrë një vendim se a do të hyjë në qeveri. Gjatë fundjavës ata patën takim me mandatarin Zoran Zaev, ku u formua edhe një komision që duhet t’i vazhdojë bisedimet me LSDM-në. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia