close
VendiVideo

TETOVË: THAÇI- ZGJIDHJA E KRIZËS PAS TAKIMEVE ME HAJNDËLL DHE NULAND

Menduh-Tachi-860×680-1200×630

Zhgjidhje e mundshme  për të dalur nga kriza politike dhe data më e afërt për mbajtjen e zgjedhjeve do të dihet pas takimeve të liderëve politik me të dërguarin gjerman Hajndëll  dhe diplomaten amerikane Viktoria Nuland – kështu është shprehur Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi në përvjetorin e e themelimit të partisë.

Ai ka vlerësuar se faktori ndërkombëtar së tepërmi është duke i toleruar faktorët politik, që sipas tij është shkaku i zvarritjes së krizës politike në Maqedoni.

Ai mbetet i qëndrimit se duhet të formohet një qeveri e kualicionit të gjërë por vendet ministrore që do ti takonin partive politike shqiptare  të ndahen  në mënyrë të barabartë mes BDI- së dhe PDSH-së.

Një qeveri e till sipas Thaçit do të duhej të organizoj regjistrimin që do të garantonte list të pastruar zgjedhore e cila siç tha ka shkaktuar huti edhe në vet Komisionin Shtetëror të Zhgjedhjeve. /Xh. I . /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia