close
Kulture

TETOVË: TIFF ODA-NGA E HËNA FILLON EDICIONI I SHTATË

Screenshot_1

Të përzgjedhur 84 filma


Prej 1 deri 6 tetor në Tetovë do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Filmit ODA. Për këtë festival, këtë vit janë përzgjedhur 84 filma nga vende të ndryshme të përcaktuara në katër nënkategori.

Nga data 1 deri më datë 6 tetor, në Tetovë fillon edicioni i 7 i Tetova International Film Festival – ODA. Festivali do të hapet me dokumentarin ‘Kobra’ në regji të Igor Ivanov, i cili sjell jetën e yllit të mundjes Shaban Tërstena, kurse do të përmbyllet me filmin ‘Yjet e së ardhmes’ me ikonat e artit skenik, Tinka Kurti, Margarita Xhepa dhe Reshat Arbana. Kryetari i jurisë së Festivalit, Berat Asani, deklaroi se këtë vit janë përzgjedhur 84 filma të kyçur në katër nënkategori.

Organizatori i Festivalit të filmit, Sabedin Selmani, bëri thirrje që filmdashësit të bëhen pjesë e këtij festivali për të parë filmat e kategorive të ndryshme të përgjedhura për këtë vit.

Përndryshe, TIFF ODA do të nis më 1 tetor, në ora 20:00 në lokacionet e Arabati Baba Teqe, njofton KlanmacedoniaMë pastaj, në ditët vijuese TIFF ODA do të fillojë me punëtori, për të vazhduar më pas edhe me shfaqjen e filmave.  Më 6 tetor, do të ketë edhe ekspozitë me fotografi duke filluar në ora 19:30, kurse në ora 20:00 është edhe ceremonia përmbyllëse. /klanmacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia