close
D340F08D-D42D-4608-A21E-0ED00F721B5D

NUMRI I PËRGJITHSHËM I RASTEVE 1063

Shtabi i Krizës gjatë përditësimit të dhënave njoftoi se në Tetovë dhe 5 komunat përreth, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me #COVID19 është 1063. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 769 persona kurse 80 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 214.

Sipas komunave, numri i përgjithshëm të diagnostiguarve me covid19, që nga fillimi i pandemisë deri më sot, është:

SHTABI I KRIZËS – TETOVË

-Komuna e Tetovës 667

-Komuna e Bogovinës 98

-Komuna e Tearcës 101

-Komuna e Bërvenicës 63

-Komuna e Jegunovcës 60

-dhe Komuna е Zhelinës 73

Siç njoftojnë nga Shtabi i Krizës, fatmirësisht në Tetovë dhe rajon vazhdon trendi i zvogëlimit të rasteve të reja në covid19, kurse rritet numri i personave të shëruar me çka nga java e kaluar numri i rasteve aktive ka pësuar rënie të dukshme nga 276 në 214 për 7 ditë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia