close
Top LajmeVendi

TETOVË: URA SHIPKOVICË-BRODEC DREJT PËRFUNDIMIT

Screenshot_8

Ndërtimi i urës nga banorët është cilësuar si një hap i duhur, por siç thonë, është dashur qëmoti të jetë në funksion.

Banorët e Malësisë së Tetovës, përballen edhe me vështirësi tjera infrastrukturore. Shqetësime paraqiten edhe me shtyllat elektrike që rrezikojnë të shembin shtëpitë.

Bashkësia vendore e fshatit Brodec ka bërë përpjekje të vëndos linjat e komunikimit me autoritetet e Komunës për të diskutuar problemet e fshatit. Por, siç thonë, nuk po arrijnë të caktojnë një takim.

“Kemi kontaktuar me firmën që ndërton urën, na kanë premtuar se deri në fund të javës do të asfaltojnë të njëjtën. Sa do jetë e vërtetë nuk e di. Por nuk është vetëm çështja e urës, sa i përket infrastrukturës së fshatit ka edhe probleme të brendshme rrugët jane endë ne kohën e gurit kanë ngel të shtruara me begatonka sepse asfalt nuk mundet. Kemi kërkuar takim me kryetaren Teuta Arifi po nuk kemi pas mundësi.” –shprehet Bashkim Fejzullahi, Kryetar i Bashkësisë lokale-Brodec.

Nga Komuna e Tetovës thonë se pritet përmbyllja e punimeve kurse të njëjtat do të inspektohen nga Kryetarja Arifi.

“Të mërkurën apo të enjten planifikohet përmbyllja e punimeve dhe asfaltimi i së njëjtës. Kryetarja Arifi do të jetë prezente të inspektojë punët në terren”-theksojnë nga Komuna e Tetovës.

Mbase ky inspektim në vendngjarje do të jetë një mundësi e mirë për një takim mes autoriteteve të Komunës dhe Bashkësisë Vendore të Brodecit. Përvec urës banorët e kësaj ane kanë edhe kërkesa e nevoja tjera, që duan t`ua adresojnë kompetentëve. /Artina Zeqiri/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia