close
Vendi

TETOVË: VAKSINOHEN MBI 250 QYTETARË MBI 77 VJEÇ

mpc-hc64_ch7SLfpGoe

“RESPEKTIMI I MASAVE ANT-COVID LË SHUMË PËR TË DËSHIRUAR”


Që nga dy Prilli në Tetovë ka filluar vaksinimi I qytetarëve mbi moshën 77 vjeç. Rreth 60 pacient në ditë marin dozën e parë të vaksinës, ndërkaq terminet caktohen nga mjekët amë nëpërmjet sistemit Termini im.

Nga 400 terminet e bëra deri tani në qytetin e Tetovës, janë vaksinuar 256 qytetarë, apo rreth 60 pacientë në ditë, bëjnë të ditur nga Shtëpia e Shëndetit në Tetovë. Sic thonë nga atje, deri tash procesi është duke shkuar sipas planifikimeve.

DRITA ZIBERI – MOTËR KRYESORE NË SHTËPINË E SHËNDETIT

“Prej kur ka filluar procesi I vaksinimit shkon normal pa ndonjë pengesë. Kemi të paraparë 400 termine. Deri sot janë vaksinuar 256 pacientë, në ditë ka nga 80 termine dhe afër 60 pacientë vaksinohen.

Në qytetin e Tetovës qytetarët po vaksinohen me vaksinat AstraZeneca të dërguara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë të cilat fillimisht u jepen personave mbi 77 vjeç. Sic është paralajmëruar kohë më parë nga Shtëpia e Shëndetit, vaksinat do të sillen në mënyrë të njëpasnjëshme sipas numrit të pacientëve të paraqitur.

Në Tetovë sot është ditë tregu. Sic duket, mbyllja e lokaleve ka detyruar shumë qytetarë që të vizitojnë këtë pjesë të qytetit që është sinonim I shitblerjes gjatë të enjteve…

Por, respektimi I masave anti-covid lë shumë për të dëshiruar, pikërisht në kohën kur autoritetet e shëndetësisë kanë renditur Tetovën në mesin e 4 qyteteve më të rrezikuara nga vala e tretë e pandemisë.. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia