close
Top LajmeVendi

TETOVË: VENDPARKIMET MBETEN SHQETËSIMI KRYESOR

Screenshot_29

KOMUNA E TETOVËS: ME 30 DHJETOR PLANI PËR PARKINGJET E REJA


Për shkak kaosit urbanistik në Tetovë, si pasojë e mungesës së parkingjeve të reja, nga Gjykata Themelore njoftojnë për Klan-M, se kanë mungesë vendparkimi, ngase vend-parkimi para gjyqit shfrytëzohet edhe nga veturat private.

Kaosi në trafik dhe vendparkimet tashmë një kohë të gjatë shkaktojnë shqetësime në Tetovë. Derisa autoritetet komunale po veprojnë për të rregulluar këtë çështje, para ndërtesave institucionale, mbijnë vendparkingje të egra. Edhe pse shfrytëzohet parkimi nga punonjësit e saj, nga Gjykata Themelore-Tetovë, shprehen se parkingu i veturave zyrtare të tyre, është pas gjykatës, ndërsa vendparkimi para gjykatës, është nën kompetencat e komunës, nga e cila kërkojnë zgjidhje.

GJYKATA THEMELORE – TETOVË

“Për veturat private që parkohen para Gjykatës Themelore-Tetovë, duam të sqarojmë që ajo nuk është në kompetencat tona, e njejta është në kompetencat e komunës së Tetovës. Si gjykatë kemi veturat zyrtare që parkohen pas Gjyqit dhe presim e kërkojmë nga komuna e Tetovës të na gjejë vende-parking, për nevojat tona”.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë, thonë se parkingu para Gjykatës Themelore-Tetovë nuk është në kompetencat e policisë rrugore por në ingerencat e Komunës.

SPB – TETOVË

 “Parkingu pas Gjykatës Themelore, është i rregulluar në atë mënyrë që të ju pamundësojë parkimin veturave të tjera, përveç veturave të atyre që janë të punësuar në këtë institucion.

Në vazhdimësi, kemi ndërrmarrur masa në përrputhje me modelin e përcaktuar për më shumë parkime të rregullta, përpos kësaj, edhe në rrugën e “ Ilindenit”, kemi sanksionuar të gjithë shoferët që nuk e kanë zbatuar këtë rregull”.

Nga komuna e Tetovës, theksojnë se me 13 Dhjetor, në Këshillin Komunal, ka kaluar kërkesa e dërguar ndaj SPB-Tetovë, për mënjanimin e automjeteve të parkuara në mënyrë joligjore në Tetovë, kurse para opinionit ditëve në vijim pritet të prezantohet plani për parkingjet e reja.

KOMUNA E TETOVËS

“Plani për parkingjet është në fazë përfundimtare dhe kur të jetë gati do ta prezantojë kryetari. Besoj se për një javë do jetë gati”.

Qytetarët shprehen se, mosparkimi i veturave private, para gjykatës duhet të respektohet, mirëpo edhe qytetarët nuk kanë faj, ngase mungojnë parkingjet e reja.

“Policia rrugore e ministrisë së Punëve të Brendshme ka vendosur shenjën, ka shenjë “Ndalohet parkingu për të qëndruar”. Duhet kjo të respektohet”.

 

“Pengon kur ka turma, a kështu si është, është super, më mirë bëhet të hiqen krejt, më mirë bëhet”.

 

“Veturat private duhet të pastrohen, krejt të jetë rruga e lirë, të munden të qarkullojnë veturat. Nevojiten parkingje të reja”.

 

“Veturat private, nuk duhen të parkohen, mirëpo duhet të gjindet vend adekuat për parking. Jo vetëm se nuk do të parkohen dhe ku do të parkohen njerëzit”.

 

Vendparkimet kanë qenë një ndër problemet më të mprehta me të cilët janë përballur autoritetet e Komunës së Tetovës. Administrata e re e Komunës paralajmëron aktivitete në drejtim të përmirësimit të kësaj situate./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia