close
Vendi

TETOVË: VITI I RI SHKOLLOR NIS ME METODË TË KOMBINUAR

539151AA-D9F6-4D43-8FCF-AAFDEEE173D1

SHKOLLAT E MESME DY JAVË MËSIM NGA DISTANCA


Në Tetovë e Gostivar bankave të shkollës iu kthyen nëxënësit e shkollave fillore, kurse për ato të mesmet, me vendim të Qeverisë, dy javët e para, mësimi do të zhvillohet nga distanca. Kjo për shkak të situatës së rënduar me COVID-19 në Rajonin e Pollogut.

Në Shkollën fillore “Bratsto-Migjeni” në Tetovë mësimi ka nis konform protokolleve të reja. Nga stafi, qoftë Teknik apo ai arsimor thonë që mbi 80% janë të vaksinuar.

RIZA ETEMI- SHFK “BRATSTVO-MIGJENI” TETOVË

Sivjet me vendim të qëverisë dhe MSH mësimin e kemi zhvilluar me prezencë fizike nga klasa e parë deri të nëntën, jemi munduar që maksimalisht të krijojmë kushte higjenike për të respektuar  protokollet e miratuara nga qeveria për mësim me prezencë fizike.Nxënësit janë të obliguar që të mbajnë maska Brenda në shkollë, në oborin e shkollës jo. Ne jemi të obliguar që t’ua masim temperaturën kur futen në shkollë, nxënësit që kanë temperaturë mbi 37.4 I kthejmë prapa.

Orët e para mësimore janë zhvilluar edhe në shkolla të mesme. Për dallim nga shkollat fillore ata dy javët e para do të mësojnë online.

SHKËNDIJE HUSEINI- ZV/DREJTORE SHMKM “NIKOLLA SHTEJN” TETOVË

Në shkollën tonë dita e parë filloi nga distanca në bazë të udhëzimit të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë , dy javët e para do të ndjeken nga distanca, u kontaktuan të gjithë nxënësit e viteve të para nëpërmjet palatformës “Teams. Filloi mbarë duke pasë paraysh gjendjen shëndetësore në qytetin tonë.

Ndërkaq pas shumë vitesh pritje , sot ka filluar me mësim shkolla fillore në fshatin Recicë e Vogël. Edhe përkundër kapacitetit prej 560 nxënës, sot është startuar vetëm me një klasë të parë. Kryetarja e Komunës Teuta Arifi tha se situata me koronavirusin në Tetovë dikton që të rritet vaksinimi.

TEUTA ARIFI- KRYETARE E KOMUNËS SË TETOVËS

Nga informatat nga sektori I arsimit, informacionet janë se në te gjitha shkollat fillore procesi I mësimit ka filluar në regullt dhe pa probleme, duke I ndjekur masat anticovid, kurse në shkollat e mesme do të vazhdoj online. Poashtu insistimi ynë është të vazhdoj vaksinimi, domethënë cdo shkollë ka arritur të shkojë 70% e sipër me përjashtim të ndonjë arsyejemjekësore.

Autoritetet e Komunës së Tetovës thonë se rreth 70% e punonjësve në arsim janë vaksinuar. Të tjerët që për shkaqe të ndryshme nuk kanë marrë doza të vaksinave do të duhet të paraqesin teste negative. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia