close
Vendi

TETOVË: VOTOJNË TË BURGOSURIT DHE TË SËMURËT

glasanje-bolni-so-koronavirus-pendarovska-13.07.2020-1600×868

Në ditën e dytë të zgjedhjeve, në Tetovë, të burgosurit kanë qenë ato që kanë nisur votimin, thekson sekretari i KKZ-së, Nazmi Dauti.

‘Sot procesi zgjedhor ka filluar në Burgun e Tetovës, ku gjithësej duhet të votonin 53 persona që vuajnë masën e dënimit me burg, ku sipas informacioneve që morëm nga Këshilli Zgjedhor, vendvotimi 1925, procesi është zhvilluar siç duhet’tha Dauti.

Dauti thekson se procesi zgjedhor është zhvilluar pa asnjë problem dhe konform të gjitha rekomandimeve.

‘Deri në këto momente nuk është regjistruar asnjë parregullësi, i gjithë procesi vijon ashtu siç duhet në bazë të rekomandimeve nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, në bazë të Kodit Zgjedhor dhe rekomandimeve apo informatave që marrin këshillat zgjedhor nga ana e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve’,tha  Dauti.

Në qytetin e Tetovës, votojnë 81 persona, të cilët i përkasin kategorisë së personave të sëmurë, të pafuqishëm dhe të burgosur./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia