close
Vendi

TETOVË: ZJARRET – GJASHTË INTERVENIME TË ZJARRFIKËSVE

Screenshot_1

ZJARRI NË BANESË – EVAKUOHEN BANORËT PËR SHKAK TË TYMIT


Për 12 orë, zjarrëfikësit e Tetovës kanë intervenuar në  gjashtë raste të shuarjes së zjarrit. Në dy raste ka intervenuar në ambiente shtëpiake, ndërkaq në katër të tjera ka intervenuar në ambiente të hapura.

Mëngjesin e sotëm shumë banorë të një ndërtese në rrugën “Borçe Koçoski” në Tetovë e kanë gdhirë nën ankth pasi nga hapësirat e bodrumit të ndërtesës ishte hapur zjarr. Pas marjes së informacionit rreth orës 4:40 minuta njësia e zjarrfikësve në Tetovë ka intervenuar në shuarjen e të njëjtit.

NJTKZ TETOVË

“ Është intervenuar në nxjerjen e tre personave të palëvizshëm që jetonin në atë ndërtesë, ndërkaq  janë evakuar edhe shumë fëmijë, gra e pleq. Në vend ngjarje kanë qëndruar edhe dy autoambulanca që u kanë dhënë ndihmë banorëve që kanë pasur nevojë. Është intervenuar me dy makina kundër zjarrit dhe dhjetë zjarrfikës, ndërkaq problemi qëndronte se të gjithë ormatësit ishin të vendosur në bodrum ndërkaq korridori ka qenë i mbuluar me tym”.

Qytetarët shprehen falenderues ndaj zjarrfikësve që kanë intervenuar në kohë, duke parandaluar flakët të përhapen nëpër gjithë ndërtesën. Nga ana tjetër ngrenë alarmin edhe për keqparkimin e veturave nëpër rrugë, që shpesh herë pamundësojnë intervenimin në kohë të zjarrfikësve dhe autoambulancës.

“Ata do të mund ta kryenin punën më shpejtë edhe autoambulanca do intervenonte më shpejtë dhe më mirë në qoftë se në këtë lagje nuk do ishte ai kaos I veturave. Mendoj se kompetentët duhet të merren me këtë që të mos vijë në skena të këtilla të ngjajshme, mos dhashtë zoti mos ketë viktima në njerëz, sepse më pas është e kotë regullimi I gjithë këtij kaosi”.

“Përvec dy intervenimeve që kanë ndodhur pas mesnate në dy objekte banimi, gjithashtu njësiti i zjarrëfikësve në Tetovë ka intervenuar edhe në katër raste të tjera, edhe atë në zjarre në ambiente të hapura dhe bëhet fjalë për interveim në Miletinë, Gllogjë, Bogovinë dhe Pirok. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia