close
KultureTop Lajme

TETOVË: “ZONA E PRITJES” MBYLL FESTIVALIN E TEATRIT

Screenshot_1

Në skenë teatro nga vendi, rajoni e bota


Me shfaqjen “Zona e Pritjes” të interpretuar nga Teatri Kombëtar “Migjeni” i Shkodrës mbrëmë në Tetovë u mbyll Edicioni i Shtatë i Festivalit Ndërkombëtar i Teatrit.

“Zona e Pritjes”, një komedi e zezë që përmes notave të humorit godet problemet sociale dhe ato të sektorit të shëndetësisë, shfaq  realititen e prekshëm edhe të Ballkanit.

Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtarë të Dramës Kombëtare në Tetovë zgjati shtatë ditë rresht ku dashamirët e teatrit patën mundësi të ndjekin shfaqje teatrale nga Teatri i Kosovës, Teatri i Dramës – Shkup, Teatri i Tetovës, Teatri i Tiranës, Trupa e teatrit “Atakent” Stamboll, si dhe Teatri “Migjeni” nga Shkodra. /Lindita Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia