close
Vendi

TEUTA ARIFI POZITIV ME COVID-19

7B811C01-1C7C-41F0-9A96-17E519030B0E

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në profiling e saj në Facebook ka publikuar se edhe pse e vaksinuar para një muaji e gjysmë, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Dje pas disa problemeve të vogla shëndetësore, u testova dhe rezultova pozitiv me COVID-19. Dike respektuar protokollet shëndetësore, ditëve në vijim do të vetizolohem dhe do të marrë terapinë e nevojshme” – ka shkruar Teuta Arifi në Facebook.

Ajo ka njoftuar se dozën e dytë të vaksinës e ka marrë para një muaji e gjysmë, por sic thotë, virusi ende është në mesin tonë.

“Falë vaksinimit deri tani kanë simptome të lehta, për këtë shkak i inkurajoj të gjithë qytetarët që të vaksinohen sa më shpejtë të jetë e mundur’ – thotë Teuta Arifi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia