close
Ekonomi

TEVDOVSKI: ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM PËRMES INVESTIMEVE

tevdovski-22222-800×445

“Reforma gjithëpërfshirëse për shërbime më të mira publike


Maqedonia është vendi i parë në rajon që do të vendosë të ardhura të garantuara minimale. Rritje të qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes investimit një jetë më të mirë për qytetarët, gjegjësisht përmes sistemit më të mirë të mbrojtjes sociale, tha ministri i Financave Dragan Tevdovski në fjalimin në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Indonezi.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski gjatë fjalimit të tij  theksoi se prioritet i Qeverisë së Maqedonisë është anëtarësimi i vendit në BE dhe në NATO, ndërsa kjo agjendë sipas tij,  parashikon përmirësim të standardit të jetës së qytetarëve, sundimi i të drejtës, barazisë, sistem cilësor arsimor dhe shëndetësor.

“Një ndër hapat e parë të Qeverisë në vitin 2017 ishte të rritet paga minimale dhe kjo të zbatohet për të gjithë të punësuarit. Përgatitëm edhe reforma gjithëpërfshirëse në sistemin e ndihmës sociale dhe mbrojtjes së fëmijës. Me mbështetjen e Bankës Botërore punojmë edhe në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale. Qëllim është që transferet sociale më mirë të targetohen ndaj grupeve të ndjeshme. Gjithashtu, do të vendosim sistem korrekt tatimor. Të gjitha këto masa janë në drejtim të uljes së pabarazisë, ndërsa me këtë arritje të qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm”, tha Tevdovski.

Tevdovski shtoi se në mënyrë të vazhduar investohet në përmirësimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturën komunale. Me mbështetjen e Bankës Investuese Evropiane po përmirësohet rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit, derisa me mbështetjen e Bashkimit Evropian ndërtohen stacione të filtrimit. Ai tha se vendi mbështetje të madhe merr edhe nga institucione të tjera ndërkombëtare si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Botërore dhe banka KFV. Delegacioni i Maqedonisë në Takimet vjetore udhëhiqet nga ministri i Financave Tevdovski dhe nga guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezhovska.  /Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia