close
Rajoni

THAÇI: KY ËSHTË ÇMIMI PËR LIRINË

thaci-te-henen-shkon-ne-hage-per-intervistim_5f05f81d16073

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para se të intervistohej nga Prokuroria Speciale në Hagë, tha se beson që do të dalë i suksesshëm nga kjo sfidë. Ndaj Thaçit, Prokuroria Speciale ka prezantuar një aktakuzë për krime lufte.

“Sot jam këtu për të respektuar atë që kam ëndërruar dhe luftuar – Kosovën e pavarur, të bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multietnike dhe sundim të ligjit. Jam I gatshëm të ballafaqohem me këtë sfidë të re dhe të dal I suksesshëm për djalin tim, familjen time, popullin dhe shtetin tim. Ky është cmimi për lirinë. Unë besoj në paqe, të vërtetën, pajtimin dhe drejtësinë. Unë besoj në dialog dhe marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Kosova është storje suksesi, gjë për të cilën jam shumë krenar. E ardhmja e Kosovës është anëtarësimi në BE, NATO dhe miqësi të përjetshme me SHBA-të”,tha Thaçi.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Thaçi më herët ka deklaruar do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza ndaj tij konfirmohet./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia