close
Screenshot_7

Iniciativa e pakuptimtë kur Serbia e B e H nuk e njohin Kosovën


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhepse i ftuar në këtë takim, ka refuzuar pjesëmarrjen. Në një postim të tij në FB, ai shkruan se arsye për këtë ka qenë, sikurse thotë, anashkalimi i qëllimshëm i Kosovës nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale.

Dhe, së treti, vlerëson presidenti i Kosovës, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Pavarësisht kësaj, në Ohër treshes ballkanike i janë bashkuar edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, të Bankës Botërore, asaj për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe të Bankës Evropiane për Investime.

‘Mini-Shengeni’ ballkananik është cilësuar si nismë që premton nga përfaqësuesi i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Sipas tij ajo është e hapur edhe për Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinë dhe është një demonstrim se si liderët marrin përgjegjësinë për fatin e tyre. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia