close
Top LajmeVendi

THAÇI NË KLAN DEBAT: PUNË E KRYER – ALTERNATIVA PJESË E SHUMICËS

mth

ALTERNATIVA: THAÇI POLITIKAN I DËSHTUAR  

Edhe pse Kryeministri Zoran Zaev dhe partneri më i madh i koalicionit, Ali Ahmeti nuk e kanë konfirmuar se shumica parlamentare do të zgjerohet, pjesëmarrësi me një deputet në shumicën parlamentare, Menduh Thaçi, është i sigurt se Alternativa nga e hëna do të jetë pjesë e shumicës.

MENDUH THAÇI, KRYETAR I PDSH-SË
Zaevi edhe Alia s’mund ta thonë, unë e them hapur, është kryer puna në Alternativë, katër deputetë të Alternativës do të jenë mbështetës të ri dhe do të jenë pjesëmarrës në Qeveri. Këtë nuk e thotë Zaevi nuk e thotë  Aliu se nuk duan të shkaktojnë tronditje…
Ka marrë fund kjo punë, Qeveria me datën 1, direkt 66 deputet ka, për tutje ka thashetheme që kam dëgju, me siguri edhe ju i keni dëgju nuk jam i sigurt, por Alternativa është çështje e kryer.

Anëtari i kryesisë së Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, i konsideron si vardisje të shumicës në funksion të destabilizimit të koalicionit në fushatë zgjedhore. Por, ka vetëm një përgjigje të shkurtë.

ZEQIRIJA IBRAHIMI, ALTERNATIVA
Faleminderit për vlerësimin, por s’kemi nevojë fare.
Në qoftë se është i vërtetë fakti se ai është më i informuari, i bie se gjithherë në jetë e ka huq ai njeri. Dhe ju çdoherë duhet ti merrni me shumë rezervë ato gjëra që ai i thotë. Janë gjëra në kuadër të fushatës parazgjedhore për të futur përçarje në kuadër të koalicionit.
Koalicioni po funksionon më së miri dhe ne shpresoj se prej të hënës do të punojmë për shumicën e re.

Nga ana tjetër, Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thotë se vullneti i popullit është i qartë, por me formimin e shumicës së re do të merren pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË

Vullneti i qytetarëve është i qartë. VMRO DPMNE është partia më e madhe politike, fitoi në rrethin e parë. Nuk do të doja që populli të frustrohet se pse i është bërë padrejtësi. Këtu nuk ka asnjë dilemë për ardhmërinë politike në Maqedoni. Por kjo është tani për tani në plan të dytë, sepse në plan të parë është hapi i parë, e që është rrethi i dytë që do të jetë për më pak se gjashtë ditë prej sot.

Ndryshe gjatë fushatës për zgjedhjet lokale dy liderët e forcëve më të mëdha politike në vend, Zoran Zaevi i LSDM-së dhe Hristijan Mickoski i VMRO-DPMNE-së, nuk kanë përjashtuar mundësinë e krijimit të shumicës së re parlamentare dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia