close
Rajoni

THAÇI NË SHBA, VESELI-TAKSA DO TË QËNDROJË

safe_image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, meqë do të marrë pjesë në Lutjet Kombëtare të Mëngjesit. Ai ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ai do të jetë pjesë e kësaj ceremonie “bashkë me liderë të shumtë botërorë”.

Thaçi ka theksuar se miqësia e Kosovës me SHBA-në dhe vlerat perëndimore “do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës”. Para nisjes në SHBA, presidenti Thaçi është pritur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. “Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në ShBA”, ka deklaruar ai në një postim në Facebook.

Ndërkaq, Kryeparlamentari Kadri Veseli ka deklaruar se taksa 100 % ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës është vendosur për të mirën e Kosovës dhe asnjëherë nuk guxon të kthehet kundër Kosovës. Ai ka përsëritur se taksa do të qëndrojë.

Megjithatë, ai e përmendi propozimin e tij duke theksuar se ishte konkret, i bazuar në kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe se do të bëhej fjalë vetëm për një masë të përkohshme. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia