close
Top LajmeVendi

Thaçi optimist: Bullgaria do ta pranojë propozimin francez

erggrergr

“NUK ËSHTË MOMENTI PËR ZGJEDHJE”

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, duke komentuar zhvillimet e fundit rreth procesit eurointegrues të vendit, tha se ka shpresa që ShBA do të arrijë të menaxhojë situatën me Bullgarinë dhe do ta bindin ta tërheqë veton, pasi se kjo destabilizon tërësisht rajonit. Në lidhje me propozimin francez, Thaçi gjatë emisionit Klan Debat, theksoi se është optimist se ky do të jetë propozimi i cili do të pranohet nga bullgarët, raporton KlanMacedonia.

“Gabohemi ne rajonalët dhe ballkanasit, kur perëndimorët na ofrojnë një marrëveshje duhet pranuar. Sjellja jonë me kokëfortësi që të presim marrëveshje më të mirë, ju garantoj përherë do të kemi marrëveshje më të keqe, më të keqe, më të keqe”- tha kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Në lidhje me kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ai theksoi se tani nuk është momenti për zgjedhje.

“Unë mendoj se, Qeveria duhet të flet me opozitën. Nëse opozita ka gatishmëri të konstruktivitetit sa i përket çështjes madhore siç është data, ta fitojmë datën për hapjen e negociatave, zgjedhjet e parakohshme janë element i diskutueshëm. Por, jo opozita të bëjë politikë nacionaliste dhe të poentojë, ndërsa procesi eurointegrues të mos jetë aspak pjesë e rendit të ditës të opozitës” – tha Menduh Thaçi.

Ndërsa, sa i përket iniciativës Ballkani i Hapur, Thaçi përsëriti edhe njëherë se mbështet këtë inciativë pasi vlerëson se është pozitive për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia