close
Top LajmeVendi

THAÇI: PA BISEDIMET ME BE-në, RREZIKOJMË DEZINTEGRIMIN

mth

PDSH-ja PËRBALLET ME VËSHTIRËSIA TË MËDHA

“Një udhë e dy punë”! Në këtë mënyrë, paksa me ironi, kreu i PDSH-së, Menduh Thaci i ka karakterizuar aktivitetet e sotme partiake – Kuvendin Qendror dhe Takimin e fundvitit me gazetarë.

Duke I bërë një rekapitulim vitit që po lëmë pas, Thaci tha se për Maqedoninë procesi integrues është imuniteti gjeneral.

MENDUH THAÇI – KRYETAR I PDSH-së

“Me këtë rast qoftë faktorëve të jashtëm apo të brendshëm u apeloj që sa më shumë të jenë të kujdesshëm që ne ta ruajmë këtë proces I cili është shumë I rëndësishëm për të ardhmen e qytetarëve që jetojnë në këtë vend”

Menduh Thaci pranoi se gjatë disa zgjedhjeve të fundit PDSH-ja përballet me vështirësi të mëdha, duke e sjellë në pikëpyetje ekzistëncën e kësaj partie. Por, sic tha, kemi vendosur të qëndrojmë.

MENDUH THAÇI – KRYETAR I PDSH-së

“Jemi të dobët dhe të paaftë si të tjerët që të rrejmë e të mashtrojmë por mendoj se me ngjarjet që ndodhën pas zgjedhjeve, me koalicionet që u shpallën, besoj se vinë një kohë ku të gjithë shqiptarët do të kuptojnë se rruga e PDSH-së është më e drejta”

PDSH-ja do të jetë pjesë e Qeverisë së re dhe sipas THacit, kjo parti, në bazë të forcës që e ka, ka siguruar vende shtesë drejtuese. Por, sipas Thacit, për shqiptarët është mirë që nuk u krijua koalicioni I ri qeverisës.

MENDUH THAÇI – KRYETAR I PDSH-së

“Ekstremi I majtë maqedonas është ekstrem fashist por në raport me shqiptarët edhe nazist. Ne nuk kemi bërë kësi gabimesh asnjëherë dhe mendoj se është shumë mirë për të ardhmen e qytetarëve, sidomos për shqiptarët, që nuk u lejua të krijohet një koalicion I ri qeverisës”

Në mbledhje Kuvendi I PDSH-së formoi Këshillin për Organizimin e Kongresit të Partisë i cili fillimisht do të evidentojë anëtarësinë dhe pastaj do të organizojë zgjedhjet e brendshme duke filluar nga nëndegët deri te organet më të larta. Ky këshill do të bëjë organizimin e kongresit të partisë ku do të zgjidhen të gjitha organet e reja partiake. Këtë këshill do ta udhëheqë znj. Fatmire Isaku./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia