close
BotaTop Lajme

“THE ECONOMIST” – NË VITIN 2022 NGA PANDEMIA NË ENDEMI

ec

DO TË VAZHDOJË GARA PËR HAPËSIRËN, PËR KRIPTOVALUTAT DHE PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE

Nga vaksinimi masiv deri të ilaçet e reja që do ta vënë nën kontroll virusin korona. Nga beteja për kriptovalutat deri deri te gara për hapësirën. Gazeta prestigjioze britanike “The Economist” në parashikimin e saj tradicional të ngjarjeve kryesore që do ta shënojnë vitin që vjen, vë në dukje edhe uljen e diskriminimit racor, por edhe përfshirjen e kompanive private në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Me titullin “Nga pandemia në endemi” redaktori Tom Stendage thotë se në vitin 2022 virusi korona do të jetë sëmundje “që do të mposhtet” dhe me të cilën do të mund të jetohet.

TOM STENDAGE, “THE ECONOMIST”

“Në disa nga vendet perëndimore kjo ka filluar me shkallën e lartë të popullatës së vaksinuar, por do të jetë sfidë që kjo shkallë të arrihet kudo, jo vetëm në vendet e pasura. Varianti “omicron” na rikujton se “askush nuk është i sigurtë derisa nuk janë të sigurtë të gjithë”, siç thonë edhe nga OBSH. Në vitin 2022 do të kemi edhe terapi të reja, tableta antivirale, që është armë shumë e rëndësishme kundër virusit korona, sigurisht edhe kundër “omicron”.”

Krahas rregullave për ulje të pabarazisë që doli nga e ashtuquajtura “punë hibride”, në mes burrave dhe grave, të zhvilluarve dhe të pazhvilluarve, madje edhe në mes të bardhëve dhe të zive, “The Economist” parashikon edhe një “pako të rregullave” për kriptovalutat.

TOM STENDAGE, “THE ECONOMIST

“Tani shohim tre vizione kundërshtare për të ardhmen e financave, parave dhe sistemeve bankare. Nga njëra anë është industria teknologjike, kompani si Facebook-u, të cilat përpiqen të fusin në përdorim valutat e tyre. Nga ana tjetër janë “lojtarët” më kriptovaluta të cilët thonë se këto kompani të mëdha janë shumë të centralizuara dhe të fuqishme. Vizioni i tretë vjen nga bankat qendrore të cilat konsiderojnë se nëse dikush duhet të japë valuta digjitale, atëherë këto janë ato. Këto tre vizione do të përplasen, ndërsa kriptovalutat në njëfarë mënyre do të familjarizohen.”

“The Economist” paralajmëron edhe vazhdim të garës për dërgimin e turistëve në hapësirë, që në vitin 2021 e kanë nisur tri kompani amerikane.

TOM STENDAGE, “THE ECONOMIST”

“Më shumë lansime do të ketë në vitin 2022, nga Virgin Galactic, Blue Origine dhe SpaceX. SpaceX ka raketë të re, e quajtur Star Ship, e cila e me siguri e para do të bëjë fluturimin rreth orbitës në janar ose në shkurt. Në qoftë se kanë sukses në këtë, vërtetë do të jetë ndryshim i madh në turizmin hapësinor dhe do ta përforcojë rivalitetin.”

Në mesin e parashikimeve të “The Economist” është edhe pritshmëria që shumë kompani të mëdha private të kyçen në luftën kundër ndryshimeve klimatike, posaçërisht ata që kanë fabrikat e tyre në Kinë, ku pritet vetë të vendosin sisteme për kontroll të emetimit të gazrave të dëmshëm, që të tregojnë efikasitet më të madh se angazhimet e politikanëve në botë./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia