close
Vendi

THIRRJET PËR BARAZI: ME KËRKESË TË POLICISË, ANULOHET PROTESTA

DF80B4A4-0111-4FD3-B5CE-C0CF48FCB413

AHMETI: NUK KËRKOJMË DIÇKA TË JASHTËZAKONSHME


Të njihet dhe mbrohet simboli dhe gjuha shqipe me kushtetutë”, “mos na quani 20%, jemi shqiptarë”, “Jemi në vendin tonë, mësoni gjuhën shqipe për të bashkëjetuar” Këto janë disa nga mesazhet që do të duhej të përcilleshin përmes një protesteje, e cila duhej të mbahej me rastin e 28 nëntorit- Ditës së Flamurit Shqiptarë, e që u anulua. Duhej të fillonte në orën 14:30, por kur ekipi ynë arriti atje, të vetmit që pamë ishin pjestarët e policisë, dy prej organizatorëve dhe pankartat me mbishkrime para godinës së Qeverisë. Njëri prej organizatorëve, Blerim Ahmeti tha se protesta u anulua me kërkesë të policisë.

BLERIM AHMEDI – ORGANIZATOR I PROTESTËS

“Ne bëmë thirrje për organizimin e një proteste e cila do të ishte mesazh për Qeverinë e Maqedonisë, mirëpo protesta nuk u mbajt, për shkak se policia na tha që mos provokoni, sepse në të njejtën kohë ka edhe VMRO-DPMNE-ja dhe se nuk do të lejojnë grumbullimin e më shumë njerëzve dhe ne erdhëm deri këtu për të përcjellë mesazhet dhe për të mos shkaktuar konflikte, sepse na thanë se përgjegjës do të mbeteni ju dhe do të përgjigjeni para drejtësisë.”

Ahmeti tha se nuk po kërkonin diçka të jashtëzakonshme, por vetëm atë që I takon një populli në një shtet multietnik.

 BLERIM AHMEDI – ORGANIZATOR I PROTESTËS

“Ne nuk kërkojmë diçka të jashtëzakonshme, ne kërkojmë atë që na takon si popull vendas në RMV, kërkojmë që të na respektohet gjuha, simboli kombëtarë, njësoj siç janë përmasat e flamurit maqedonas, të njejta të jenë edhe përmasat e flamurit shqiptarë dhe nuk ka përse të na dallojnë nga maqedonasit, në një vend multietnik duhet të mbetemi të barabartë. ”

Protesta e anuluar, ishte paraparë pikërisht për ditën e flamurit, ndërsa Ahmeti tha se nuk do ta linte pa I dërguar mesazhet drejt Qeverisë dhe partive shqiptare, që siç tha, kanë heshtur me dekada. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia