close
Top LajmeVendi

Ticinjski: Polonia dëshiron që nesër të nisë negociatat me BE-në

Screenshot_2

PRESIM POZICIONIN E RI TË  BULLGARISË


 Ne dëshirojmë t’ju presim ju dhe vendin tuaj për të filluar negociatat me BE-në që nesër. Të gjithë së bashku me ju presim pozicionin e ri të Bullgarisë. Kryeministri bullgar ka dhënë sinjale pozitive në ditët e fundit për një zgjidhje të mundshme, kështu u shpreh ambasadori polak në vend  Wojciech Ticzynski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Mendoj se hezitimi është me Bullgarinë. Njëzet e gjashtë vende kanë mbështetur fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në vitin 2020, ndaj vendimi është i qartë dhe jam i sigurt se nuk do të ndryshojë. Të gjithë së bashku me ju presim pozicionin e ri të Bullgarisë. Vendimi përfundimtar do të merret në Bruksel, pasi të dëgjohen mendimet e të gjitha shteteve anëtare, në këtë rast është vendim i qeverisë, nuk mund t’ju them më shumë për këtë, por më duket se ky është një qëndrim. që është pranuar nga të gjitha shtetet anëtare, ne do të pranojmë gjithçka që do të bihet dakord nga të dyja palët, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria dhe ky kusht mbetet ende i rëndësishëm.

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia