close
Vendi

“TIFOZËT” DHE GJUHA E URREJTJES: MASA SERIOZE KUNDËR AUTORËVE

auto_kuma1599778765

“Shqiptari I mirë – shqiptari I vdekur” ishin thirrjet që tashmë po përsëriten vazhdimisht nga tifozë të klubeve sportive, në rastin konkret të “Komitëve” të Vardarit, thirrje këto që shkaktuan reagime të shumta në opinion….

Njohësi I çështjeve juridike Ibrahim Bajrami e quan si fenomen të rrezikshëm shoqëror, duke i vlerësuar si një grup njerëzish të cilët fshihen prapa “Petkut” të tifozëve ndërsa në realitet pas tyre qëndron dikush tjetër. Ai kërkon nga organet kompetente që të kenë qasje më serioze dhe gjithëpërfshirëse.

“Në qoftëse ky fenomen shkaktohet ose inicohet nga personi zyrtar atëhere sanksioni penal mund të parashihet prej një deri në 10 vjet, elementet kundërvajtëse të këti fenomeni janë të rregulluar edhe me ligj special I cili është ligji për pengimin e dhunës dhe sjelljes së pahijëshme në ndeshjet sportive. I cili në përmbajtjen e saj më shumë ka elemente të sanksioneve kundërvajtëse dhe ngelin aty”,tha Bajrami.

Duke e dënuar këtë gjuhë të urrejtjes, Partia Alternativa kërkon reagimin e menjëhershëm të Prokurorisë Publike

“Ne e dënojmë këtë gjuhë të tifozëve maqedonas të KF “Vardar”, presim që klubi të distancohet prej tyre, ndërsa i bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të mos heshtë dhe të bëjë rolin e “banorit të Marsit”, por t’i mbledhë video-materialet e këtyre skenave dhe të ngrejë padi për përhapje të gjuhës së urrejtjes, për thirrje për shfarosje, për poshtërim dhe ofendim të një komuniteti”,tha Fazliu.

Gjithashtu edhe zv.Kryeministri I përë Artan Grupi ka reaguar në lidhje me thirrjet kundër shqiptarëve ku sipas tij këto brohoritje duhet të dënohen. Nëpër rrjetet sociale kanë reaguar edhe shoqata e organizata të ndryshme qytetare duke dënuar sjelljet e këtilla të tifozëve, pa marrë parasysh nga cila palë vijnë, dhe duke kërkuar që organet kompetente të ndërmarrin masa serioze kundër autorëve, me qëllim që skena të këtilla të mos përsëriten në ardhmen./KlanMacedoni

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia