close
Kuriozitet

TIK TOK-U NA SHPËTOI SËRISH, TREGON SI TË HIQNI PA DHIMBJE NJË LEUKOPLAST

beb.jpg

Një mama në Tik Tok ka zbuluar një truk të thjeshtë që mund të jetë i dobishhëm për të gjithë kur vjen puna te heqja e leukoplasteve. Fëmijët qajnë për shkak të dhimbjes që ndiejnë kur iu duhet të shkëpusin ngjitësen nga lëkura dhe nuk mund të themi se është më pak e dhimbshme për të rriturit.

Ndaj, Z’Aanni, postoi një video në Tik Tok ku tregon si heq nga këmba e djalit të saj të vogël tre leukoplastë dhe më e mira? Ai nuk qan.

Me një kruajtëse veshësh aplikoni një sasi të mirë vazeline ose vaji mbi leukoplast për të zbutur ngjitësin kokëfortë. Lëreni të veprojë për dy minuta dhe më pas do të shihni që do të shkëputet pa asnjë grimcë dhimbjeje.

Videoja ka arritur mbi 2 milionë klikime në Tik Tok dhe njerëzit janë shprehur të habitur që nuk iu kishte shkuar mendja më parë në diçka kaq të thjeshtë./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia