close
Top LajmeVendi

TIMONIE: FRANCA PUNON RRETH METODOLOGJISË SË RE

Screenshot_6

“Zgjedhjet, gjyqësor më të mirë,  dhe në maj mund të ketë lajme të mira”


Mesazhe motivuese për përparimin e vendit kanë arritur edhe nga Elen Konve Mure, zëvëndës-kryetarja e Senatit të Republikës së Francës, e cila qëndron për vizitë zyrtare në vend. Ajo së bashku me ambasadorin francez në vend, Kristijan Timonie u takuan me përfaqësues të pothuajse të gjitha partive politike në vend. Franca mbetet në qëndrimin se Maqedonia deri në muajin maj duhet të bëjë reforma të rëndësishme.

Vendi të organizojë zgjedhje të mira që të vazhdojë të marrë raporte pozitive, të udhëheqë luftë më të suksesshme kundër korrupsionit dhe të krijojë sistem më të mirë gjyqësor, dhe deri në muajin maj mund të ketë lajme të mira, theksoi ambasadori francez Kristijan Timonie para fillimit të konferencës “Përmirësimi i qasjes për dëmshpërblimin e viktimave të tregëtisë me njerëz dhe dhunës në bazë gjinore”, e cila u mbajt në Kuvend.

“Duhet të organizohen zgjedhje të mira, të vazhdohet me marrjen e raporteve pozitive nga OSBE për organizimin e zgjedhjeve të mira. Procesi zgjedhor duhet të përforcohet dhe me këtë do të sigurohet imazh i mirë për Maqedoninë e Veriut, se është vend demokratik, por se gjithashtu i plotëson kriteret e Kopenhagës.”-deklaroi Kristijan Timonie, Ambasador i Francës në RMV.

Ai shtoi se partitë e mëdha politike duhet të arrijnë marrëveshje për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve.

“Partitë politike duhet të arrijnë marrëveshje për luftë më të suksesshme kundër korrupsionit dhe sistem gjyqësor që në mënyrë më të suksesshme do të ballafaqohet me korrupsionin. E di se kjo është rrugë e gjatë, por ne jemi në anën tuaj që t’ju ndihmojmë. E dini se ekziston procesi i revizionit në BE dhe në qoftë se ka pika pozitive deri në muajin maj edhe nga ana juaj, edhe na ne, mendoj se do të marrim lajme të mira.” –shprehet Kristijan Timonie, Ambasador i Francës në RMV.

Njeriu i dytë i Senatit francez, Elen Konve Mure, nga Shkupi, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, por u takua me përfaqësues të partive më të mëdha politike. Pas takimeve përshtypjet e shumicës në pushtet dhe asaj opozitare ishin të ndryshme. Për përfaqësuesit e LSDM-së anëtarësimi në BE është alternativa e vetme, ndërsa për përfaqësuesit e opozitares VMRO-DPMNE përshtypja ka qenë krejtësisht e kundërt prej asaj se Franca në të ardhmen nuk ka koncept për zgjerim. Deputeti i BDi-së Artan Grubi ka kërkuar nga Mure që pasiguria pas mosmarrjes së vendimit në tetor të plotësohet me ofertë konkrete nga ana e Francës për vendet anëtare që ta dimë si ta mbushim boshllëkun në mes muajit tetor dhe samitit  të rradhës të BE-së në muajin maj në Zagreb. /Verica Dimitrijevska/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia