close
Vendi

TIMONIE NË VIZITË LAMTUMIRËSE NË BDI DHE PDSH

A9C3CB3A-EDAF-48DA-BEA7-C855CE274AC3

“THIRRJE POLITIKANËVE – MENDONI PËR INTERESAT E POPULLIT”


Ambasadori I Francës Kristijan Timonie me rastin e përfundimit të mandatit ka vijuar takimet me krerët e partive politike. Ai gjatë ditës ka qëndruar në Tetovë ku ka ralizuar takime me Kryetarin e PDSH-së Menduh Thacin dhe atë të BDI-së Ali Ahmetin.

Në përfundim të mandatit nuk hezitoi t`I vizitojë miqtë e tij të vjetër. Realizoi takime me shumë krerët të partive politike në Maqedoninë e Veriut. U takua edhe me kreun e integristëve Ali Ahmeti, I cili e cmoi lartë kontributin diplomatic të Ambasadorit Timonie.

“Jam mirënjohës për transparencën që ka pasur, por edhe për ndihmën që ka dhënë në drejtim të përparimit të standardeve evropiane dhe ndonjëherë kamë menduar, a është Ambasadori I Francës apo I Evropës?”. tha Kryetari i BDI-së – Ali Ahmeti

Në PDSH, në shenjë falenderimi për kontributin e vazhdueshëm të tij ne vend, iu nda mirënjohje. Ai në takim me kreun e PDSH-së Menduh Thacin, është falënderuar për veprimtarinë e zhvilluar në funksion të forcimit të marrëdhënieve me shtetin e Francës dhe mbështetjen drejt rrugës Euro-Atlantike.

“Në emër të partisë e falenderova për kontributin e tijë por sigurisht edhe të Francës si shtet shumë i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, për të ardhmen e Maqedonisë për miqësinë që kemi pasur si PDSH. Te njëjtën kohë i premtova ambasadorit se ky bashkëpunim do të vazhdoj dhe me kolegen që do të vijë me një shtet mjaft të rëndësishëm si Franca”. Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi

Sikurse gjatë gjithë mandatit të tij, kur gjërat i thoshte troç dhe pa kalkulime edhe në takimin e fundit në Tetovë, Ambasadori Timonie nuk hezitoi t`u dërgoj një mesazh politikanëve të vendit.

“Mendoni për interesin kombëtar shtetëror… Për interesin e popullit këtu…Mendoni për fëmijët tuaj… Ata të cilët duan të bëjnë dicka për vendin tuaj thjesht t`i ndihmoni që t`i edukoni… Bëhuni evropian të lirë”. tha Ambasadori i Francës në Largim – Kristijan Timonie

Kristijan Timonie pritet të jetë diplomat në ndonjë nga vendet e rajonit, derisa vendin e tij në Shkup do ta marrë Diplomati Siril Bongartner, që ka shërbyer si diplomat në Bullgari dhe Kroaci. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia