close
Ekonomi

TIRANË: BLERJET “ON LINE”, ÇDO MALL MBI 22 EURO TAKSOHET

blerjet-on-line-660×330

Duke filluar nga sot, çdo blerje përmes internetit me vlerë mbi 22 euro jashtë kufirit të Shqipërisë, do të taksohet.

E thënë më konkretisht, çdo qytetar që blen mallra “on line” mbi këtë vlerë do të paguajë minimalisht një taksë sa 22.4 për qind e vlerës se mallit, tatimi mbi vlerën e shtuar dhe si takse doganore.

Vendimi që tashmë ka hyrë në fuqi, veç blerjeve, takson edhe dhuratat që qytetarët marrin nga jashtë kur ato kalojnë vlerën e 45 eurove. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia