close
Rajoni

TIRANË: DIXHITALIZOHEN REVISTAT E VJETRA SHQIPATRE

12710985_892900347496947_3286331168173099966_o

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë pasuron Bibliotekën Dixhitale me tituj të rinj të rëndësishëm për historikun e shtypit shqiptar si revistat “Minerva”, “Përpjekja shqiptare”, “Agimi”, “Rilindja”dhe “Kalendari i vietës”. Koleksionet e plota të revistave të dixhituara janë publikuar në faqen zyrtare të Bibliotekës Kombëtare (www.bksh.al), në seksionin “Periodikë” të Bibliotekës Dixhitale, duke rritur ndjeshëm numrin e revistave, të cilat shumë lehtë mund të shfletohen online dhe shkarkohen në çdo pajisje elektronike si kompjuter, laptop, kindle, book reader, smartphone, tablet, etj.

Janë rreth 594 njësi të dixhituara, të cilat janë pajisur me Metadata, gjë që mundëson indeksimin e tyre nga motorrët e kërkimit si Google, Bing, etj, duke lehtësuar gjetjen e tyre të menjëhershme dhe adresimin në faqen elektronike të Bibliotekës Kombëtare nga çdo përdorues virtual. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia