close
Rajoni

TIRANË: GRABITJA NË RINAS – PESË TË ARRESTUAR  

rinas-690×380-1200×630

Në Shqipëri, grabitja në Rinas vazhdon të preokupojë opinionin.Sipas njoftimeve të disa mediave shqiptare Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Policia e Shtetit shqiptar kane bërë 3 testime të fshehta për sigurinë në aeroport në datën 20 Prill 2016. Në të tre testimet, siguria e aereoportit ka dështuar të detektojë rrezikun. Ndërkohë organet kompetente kanë ndërmarrë masat për arrestimin e personave të implikuar në këtë grabitje.

Pas grabitjes së afro një milion eurove nga tre persona të maskuar me paruke dhe jelek kamuflazh prokuroria e Krujës ka kërkuar arrestimin e 5 personave mes tyre drejtues të kompanisë private ICTS dhe “Nazeri 2000”.Sipas prokurorisë personat për të cilët është prerë urdhër arresti dhe tashmë janë prangosur janë përgjegjës për shkeljen e rregullave të sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Ndërkohë grabitja e parave në Rinas nga dita e Premte po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas dyshimeve dhe pak provave të grumbulluara se në këtë krim është përfshirë një grup i strukturuar kriminal.

Kur kanë kaluar 48 orë nga grabitja në aeroportin e Rinasit policia kërkon ndihmën e qytetarëve për informacione në lidhje me autorët.30 mijë euro është shpërblimi i policisë për këdo që jep informacion duke i siguruar ruajten e anonimitetit. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia