close
Rajoni

TIRANË: KOMISIONI I LIGJEVE VOTON PROTOKOLLIN

Screenshot_2

Kuvendi i Shqipërisë të enjten pritet ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi pas takimit me të ngarkuarin me punë të Maqedonisë në Tiranë, deklaroi se Shqipëria ashtu siç ka premtuar do të jetë ndër vendet e para që do të ratifikojnë Protokollin.

Komisioni i Ligjeve në Parlamentin shqiptar ka votuar në formë unanime për protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me një konsensus të plotë, anëtarët e opozitës dhe të maxhorancës votuan pro protokollit, i cili i hap rrugë shtetit të Maqedonisë së Veriut për t’ju bashkuar kësaj aleance si anëtarja e 30-të.

Ky miratim i ndez dritën jeshile Kuvendit të Republikës ditën e enjte, i cili pritet të ratifikojë po ashtu unanimisht për një kapitull të ri të shtetit fqinj. Në seancën e së enjtes në Parlamentin shqiptar pritet të jetë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Nga ana tjetër, të premten e shkuar, Parlamenti grek ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO duke i dhënë fund një klime të tensionuar, që ka mbajtur konfliktin e “ndezur” në Greqi e Maqedoni për më shumë se dy dekada. /Klan Maqedoni/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia