close
Sport

TIRANË: LUIZA GEGA NDEROHET ME “MEDALJEN E MIRËNJOHJES”

Luiza Gega mirënjohje

Përpara nisjes për në Lojrat Olimpike të Rio De Janeiros, Nënkampionia e Europës në garën e 3 mijë metrave me pengesa Luiza Gega mori një surprizë të veçantë nga kolegët e saj të Policisë Ushtarake dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Gega u vizitua në kampin e saj stërvitor të Dardhës nga kolegët e saj ndërsa mori dhe nga ministrja Kodheli Medaljen e Mirënjohjes për kontribuin dhe vlerat e veçanta në shërbim të lartësimit të figurës së ushtarakut të Forcave të Armatosura brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë këtij takimi, ku ishte prezent dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Pendavinji, ministrja Kodheli përveçse përgëzoi atleten dhe trajnerin e saj, Taulant Stërmasi i siguroi Luizës së do të ketë mbështetje maksimale duke e cilësuar atë dhe si një përfaqësuese të denjë të Forcave të Armatosura. Luiza Gega do të mbajë dhe flamurin shqiptar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike ”Rio 2016″ që do të zhvillohen në qytetin brazilian nga data 5 deri më 21 gusht. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia