close
Sport

TIRANË: NDRYSHOHET PLANI I STADIUMIT TË RI

Stadiumi tiran

Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” tashmë është rrafshuar tërësisht, pasi kanë nisur punimet për ndërtimin e impiantit më të ri sportiv në vend, “Arena Kombëtare”.

Qeveria Shqiptare pati premtuar që do të ruante pjesën ballore të stadiumit legjendar, por kjo ka qenë thjesht në kuadrin e premtimit.

Sot mësojmë që punonjësit kanë filluar të shembin edhe pjesën ballore të stadiumit, e cila ishte një monument historik i këtij impianti.

Me sa shikohet në foton e mëposhtme nuk ka mbetur edhe shumë për të fshirë pjesën historike të stadiumit “Qemal Stafa”, pasi gjysma e saj është shembur, shkruan Newsport.al

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të shohim se si do të ndërtohet stadiumi i ri, që do të jetë impianti më i ri në vend dhe shtëpia e kombëtares kuqezi. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia