close
Rajoni

TIRANË: PD PËRJASHTON ROLIN VENDIMARRËS TË NDËRKOMBËTARËVE

IMG_3506-1140×600

Partia Demokratike ktheu një përgjigje për propozimin amerikan të kompromisit me çka nuk i jep Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian fuqi vendimmarrëse në procesin e vettingut.

Në propozimin e saj të ri, opozita u jep ndërkombëtareve rol vëzhgues, por jo atë “të duhurin”, siç u shpreh të dielën Ndihmëssekretarja e Shtetit, Viktoria Nuland. Në përgjigjen e opozitës, organi i vettingut është një komision parlamentar “ad hoc”, ndërsa operacioni ndërkombëtar i monitorimit ka rol vëzhguesi me akses të plotë në proces dhe dokumentacion.

Siç thuhet në përgjigjen e opozitës, “pushteti diskrecional do ta kthente operacionin ndërkombëtar të monitorimit në një insitucion me suprasovranitet dhe pa përgjegjshmëri demokratike”. /Agjencitë/

 

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia