close
Rajoni

TIRANË: PËRPLASJE MES POLICISË E BANORËVE

Screenshot_7

Përplasje të forta në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) kishte planifikuar nisjen e prishjes së disa godinave, që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së re. Sipas IKMT-së janë 33 ndërtime që parashikohet të prishën në këtë fazë.

Për 21 prej tyre është zbatuar procedura e shpronësimeve ndërsa të tjerat mësohet se janë skualifikuar nga mundësia e legalizimit. Forcat e shumta të policisë të cilat u shfaqën në mbështetje të ndërhyrjes së Inspektoriatit, hasën në një kundërshtim të fortë të disa prej banorëve. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia