close
Rajoni

TIRANË: PLAZHET E REJA NË BREGDETIN SHQIPTARË

20D88E20-7652-4197-8A42-39D8588CED6C_w987_r1_s

 

Krahas plazheve tani më të mirënjohura tradicionale të Shqipërisë turistët gjithnjë më shumë po frekuentojnë plazhet e reja në bregdetin e Adriatikut dhe atë të Jonit. Meqë deri më tani pothuajse nuk kemi ndonjë të njohure sot do t’ju informojmë mbi plazhin e quajtur Rrjolli që veçohet me pastërtinë e ujit dhe me qetësinë. Ky plazh gjendet mes Velipojës dhe Shëngjinit ku 25 vjet më parë pushuesit nuk mund të hynin sepse ky plazh ishte shpallur zonë kufitare.

Fshati Rrjolli, për momentin për nga plazhi që posedon cilësohet si e ardhmja e turizmit në Shqipëri. Ky fshat ka një vijë bregdetare në një gjatësi prej 6 km, dhe shtrihet në zonën mes plazhit të Velipojës dhe atij të Shëngjinit. Por, për dallim prej këtyre dy plazheve, plazhi i Rrjollit, për një kohë të gjatë lirisht mund të themi se gati gati ishte i panjohur për pushuesit. Deri në vitin 1991 Rrjolli ishte zonë kufitare e mbushur me bunkerë dhe tunele të artilerisë dhe po tu futej në te ndokush merrte dënimit e pushtetit të atëhershëm për tentim arratisjeje. Por, edhe pas vitit 1991 ky plazh mbeti pak i frekuentuar sepse mungonte rruga që të shpije deri tek ky plazh.

I ndodhur mes malit, lagunës dhe detit Rrjolli është një nga vendet me ekosistem më të pasur të bregdetit të Adriatikut. Ky vend ka mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit jo vetëm të atij bregdetar por edhe të atij malorë. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia