close
Rajoni

TIRANË: PRESIDENTI I SHQIPËRISË MESAZH NGUSHËLLIMI PRESIDENTIT TË MAQEDONISË

2016-08-08_154740

 

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij, presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, pas katastrofës natyrore që përfshiu Maqedoninë, duke lënë pas të paktën 25 viktima, dhjetëra të plagosur e shumë të zhdukur.

Në mesazhin e tij, Nishani i shpreh ngushëllimet për viktimat, të lënduarit dhe dëmet e shkaktuara nga shtrëngatat dhe përmbytjet në Maqedoni. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia