close
Rajoni

TIRANË – PRISHTINË: FITËR BAJRAMI: MESAZHE PAQEJE E TOLERANCE

falja-e-bajramit-ved8265211-660×375

Besimtarët muslimanë festojnë sot festën e Fiter Bajramit. Pas një muaji agjërim e sakrifice, besimtarët kanë kryer faljen e Fiter Bajramit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.Kjo falje u drejtua nga Imami i Xhamisë së Qabes, Salih bin Muhamed Talib, një ndër xhamitë më të famshme në botë. Imami i Xhamisë së Qabes iu drejtua besimtarëve me një fjalim, ku u kërkoi që të respektojnë njëri-tjetrin. Ai iu tha besimtarëve se një musliman i mirë, është ai që respekton gruan dhe ai që punon për familjen dhe të afërmit e tij.Në faljen e mëngjesit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ishin të pranishëm, politikanë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare si Baba Mondi etj. Në këtë falje nuk mungoi edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj.Bajrami i madh është një prej festave më të rëndësishme të kalendarit mysliman.Pas faljes, besimtarët festojnë në familjet e tyre, por edhe në ambiente të përbashkëta sipas traditës.

Besimtarët myslimanë në Kosovë sot po kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Shënimi i kësaj kremteje ka nisur sot në orët e para të mëngjesit në të gjitha xhamitë në Kosovë, ndërkohë që manifestimin qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi kryesori në Prishinë është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës ” Sulltan Mehmet Fati”.Kryetari i Bashkësisë Islame, myftiu Naim Tërnava, ka theksuar se Islami është kundër dhunës, kudo që paraqitet ajo, është kundër vrasjeve të njerëzve të pafajshëm, kundër torturave të natyrave të ndryshme dhe kundër çdo gjëje që shkon në dëm të shoqërisë njerëzore.Ai ka përmendur edhe rastet e fundit të sulmeve terroriste, si ai në Stamboll, dhe ka dënuar dhunën në konfliktet aktual në Siri dhe Irak.Tërrnava ka dënuar ashpër vrasjet që kanë ndodhur gjatë muajit të Ramazanit dhe i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndikojë për ndalimin e dhunës dhe luftës në zonat me konflikte.

“Këto tmerre që po i përjetojmë janë akte barbare larg çdo dashurie respekti e tolerance për të cilat ka urdheruar Allahu në Kuran. Islami është i paster nga keto akte kriminale e barbare dhe lufton çdo gjë që shkon në dëm të njerzimit. Islami është kundër vrasjave dhe kundër çdo terrori të çfardo natyre qoftë ai ”, ka thënë Tërrnava.

Kreu i BIK-ut është lutur për mëshirë dhe begati për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të mbarë trojeve shqiptare, por edhe për të gjithë njerëzimin. /TvArt&Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia