close
Rajoni

TIRANË: PROTESTA PËR REFORMËN NË DREJTËSI

Protesta-Per-Universitetin2

 

Dhjetëra të rinj kanë protestuar sot në nisje të seancës parlamentare, teksa mbanin pankartat në duar me mesazhet “Rinia do drejtësi” apo “Mos kini frikë të votoni reformën”.

Me pankarta në duar e me kërkesa drejtuar deputetëve, të rinjtë i kanë bërë thirrje politikës që të miratojë Reformën në Drejtësi, për të siguruar të ardhmen e tyre në Bashkimin Europian.

Përpara të rinjve kanë qëndruar disa forca të policisë, për të shmangur incidentet në kohën kur deputetët e ministrat i drejtoheshin sallës së Kuvendit.

Ndërkohë, Në një prononcim për mediat, Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili është shprehur se Reforma në Drejtësi nuk duhet të bëhet me eksperimente, pasi Shqipëria është Republikë Parlamentare ndërkohë që ka apeluar se ekspertët nuk duhet të mitizohen.

Sakaq, ai ka shtuar se kjo reformë duhet të miratohet me konsensus dhe sipas Venecias. Por, i sh-kryeministri Berisha, duke folur për reformën në drejtësi në seancën e sotme plenare, akuzoi kryeministrin Rama se përjashtoi opozitën nga procesi. Ai ka fajësoi edhe ekspertët ndërkombëtarë, të cilët, sipas tij, ishin njerëz të afërt me Ramën dhe njerëzit e krimit. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia